Kosova

VV dominon te qytetarët me të ardhura të ulëta – PDK forcohet te shtresat më të pasura

Analisti Shenoll Muharremi ka publikuar rezultatet e fundit të një matjeje të opinionit publik për muajin qershor, duke ndriçuar ndjeshëm prirjet elektorale sipas niveleve të të ardhurave të qytetarëve.

Sipas kësaj matjeje, Lëvizja Vetëvendosje (VV) gëzon mbështetje të gjerë te qytetarët me të ardhura të ulëta dhe mesatare. Konkretisht, 49.5 për qind e përkrahësve të kësaj partie kanë të ardhura mujore që variojnë nga 151 deri në 300 euro. Kjo e pozicionon VV-në si partinë më të preferuar të shtresave më të varfra në vend.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përkrahje të kufizuar në mesin e qytetarëve me të ardhura të ulëta, por mbështetja për të rritet ndjeshëm tek ata me të ardhura më të larta. Matja tregon se 32.1 për qind e qytetarëve që fitojnë mbi 900 euro e preferojnë PDK-në.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ndërkohë, ka një bazë të qëndrueshme përkrahësish në mesin e qytetarëve me të ardhura të ulëta (28.8 për qind), por pëson rënie teksa të ardhurat rriten. Vetëm 8.6 për qind e qytetarëve me të ardhura mes 751 dhe 900 euro e mbështesin këtë parti, ndërsa tek ata që fitojnë mbi 900 euro, përkrahja shkon në 15.4 për qind.

Këto të dhëna tregojnë një ndarje të qartë socio-ekonomike të elektoratit në Kosovë dhe sugjerojnë se partitë politike mund të jenë duke formësuar politikat e tyre në përputhje me shtresat që i përkrahin më shumë.

 

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button