Shtyhet seanca për konstituimin e Kuvendit – Do të mbahet të dielën

Seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shtyrë, për shkak të takimit të paralajmëruar për nesër mes liderëve politikë, i ftuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Lajmi është konfirmuar nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i cili bëri të ditur se seanca do të mbahet të dielën, më 29 qershor 2025, duke filluar nga ora 11:00.
“Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që u dha dje, sot u mblodhën përfaqësuesit e subjekteve politike për një konsultë paraprake. Të gjithë ishin të mendimit që seanca të ndërpritet, për të pritur takimin e nesërm të liderëve politikë, dhe të vazhdohet me seancën të dielën,” deklaroi Dehari.
Takimi i thirrur nga subjekti më i madh politik pritet të sjellë qartësi mbi hapat e mëtejmë drejt zhbllokimit të procesit parlamentar, i cili ka hasur në vonesa të vazhdueshme që nga mbajtja e zgjedhjeve.