Kosova

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dështoi edhe sot, pasi nuk u arrit të zgjidhet Kryetari i Kuvendit dhe të krijohen komisionet e nevojshme për vazhdimin e punës parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje tentoi që në seancën e sotme të ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, duke kërkuar që votimi të bëhej në mënyrë të fshehtë, por kjo kërkesë u kundërshtua fuqishëm nga partitë opozitare. Ato nuk propozuan as anëtarë për Komisionin që do të mbikëqyrte procesin e zgjedhjes.

Pas dështimit të formimit të Komisionit, Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, ndërpreu seancën duke thënë se “53 deputetë kanë votuar për, një kundër, asnjë abstenim”, dhe njoftoi se punimet do të vazhdojnë më 19 maj në orën 10:30.

Derisa mosmarrëveshjet politike vazhdojnë, Kuvendi mbetet i bllokuar, duke penguar formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button