Lajme

Policia e Gjirokastrës ndalon 32-vjeçarin me urdhër të SPAK, 6 muaj burg në pritje

Specialistët e Hetimit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë vënë në pranga shtetasin E. S., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 vite burg për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Personit i kanë mbetur për të kryer 6 muaj nga dënimi total.

Në një rast tjetër, specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan në Prokurori materialet për shtetasin K. S., 58 vjeç, banues në Tepelenë, i cili ka goditur me grusht një 57-vjeçar për motive të dobëta. Për këtë çështje ka nisur procedim penal.

Materialet procedurale janë dërguar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button