Kosova

91 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, 33 persona të lënduar

Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur gjithsej 91 aksidente trafiku, prej tyre 58 kanë përfunduar vetëm me dëme materiale, ndërsa 33 kanë rezultuar me persona të lënduar, bëjnë të ditur nga Policia e Kosovës.

Autoritetet policore theksojnë se aksidentet nuk janë regjistruar vetëm në zonat ku ka pasur borë apo gjatë orëve me kushte më të vështira atmosferike, duke nënvizuar se shkaqet mbeten të larmishme.

Përveç menaxhimit të rasteve të aksidenteve, gjatë kësaj periudhe Policia ka shqiptuar 1312 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button