
Koalicioni Euroatlantik përmbylli pasditen e sotme fushatën elektorale në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, drejtuesi politik Basha theksoi mbështetjen e pakushtëzuar të koalicionit për drejtësinë e pavarur dhe për institucionin e SPAK-ut.
Koalicioni Euroatlantik përmbylli pasditen e sotme fushatën elektorale në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, drejtuesi politik Basha theksoi mbështetjen e pakushtëzuar të koalicionit për drejtësinë e pavarur dhe për institucionin e SPAK-ut.
Ai tha se Koalicioni Euroatlantik është dhe do të jetë pa kushte në mbrojtje të SPAK-ut dhe drejtësisë së pavarur. Basha vuri në dukje se slogani “7×7=313” simbolizon realitetin e dhimbshëm të një Shqipërie të mbytur nga korrupsioni, një fenomen që sipas tij ka rrënuar ekonominë, ka dëmtuar familjet shqiptare dhe ka detyruar rininë të largohet nga vendi.
Basha tha se përmes votës për numrin 4, qytetarët do të fuqizojnë luftën kundër korrupsionit dhe do t’i japin mbështetje të qartë drejtësisë. Ai premtoi se, pas zgjedhjeve, programi i koalicionit do të nisë zbatimin duke çmontuar “kopjet e zbehta piramidale” që, sipas tij, qëndrojnë në themel të korrupsionit dhe frikës nga drejtësia.
Koalicioni Euroatlantik është dhe do të jetë pa kushte në mbrojtje të SPAK-ut dhe drejtësisë së pavarur. Sepse për ne 7×7=313, nuk është thjesht slogan, është e vërteta e dhimbshme e një Shqipërie që rrënohet nga korrupsioni, e një ekonomie që falimenton nga korrupsioni, e familjeve shqiptare që vuajnë nga korrupsioni, e rinisë shqiptare që largohet nga korrupsioni. Ndaj i kemi shpallur luftë pa kushte deri në shkatërrimin e plotë të korrupsionit shqiptar e të korruptuarve shqiptarë me në krye Edi Ramën. Ndaj, vetvetiu kur themi Koalicioni Euroatlantik, kur themi numri 4, na kuptojnë mbështetje pa kushte për drejtësinë. Ftesa ime, ftesa jonë ndaj çdo shqiptari: dilni më 11 maj këtë të diel, zgjidhni numrin 4, jepini fuqi SPAK-ut t’i japim dërmën korrupsionit’, tha ai.
Më tej ai bëri thirrje për të dalë në 11 maj që të votojnë numrin 4, për t’i dhënë fuqi drejtësisë dhe t’i japim fund korrupsionit.
‘Sepse vetëm kështu programi ynë i shpallur që në 1 qershor do të fillojë të zbatohet, ndërsa kopjet e zbehta piramidale do të shuhen siç shuhen pas çdo fushate, sepse pas tyre qëndron gënjeshtra, në bazë të tyre qëndron mashtrimi, në bazë të tyre qëndron frika nga drejtësisa dhe plani okult për të shkatërruar dhe prerë krahët SPAK-ut. Kjo është dhe arsyeja vëllezër dhe motra, pasioni juaj, zemra që u fut tek kjo fushatë, thirrjeve tuaja iu përgjigj një shumicë e paimagjinueshme shqiptarësh që sot e dinë se Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit. Dhe e dinë edhe formulën matematike, Koalicioni Euroatlantik, baraz luftë kundër korrupsuionit sepse 7×7=313, vetëm me votën për numrin 4’, tha ai.
Basha tha se në listën e Koalicionit Euroatlantik, janë 55 kandidatë të përndjekur politikë ose pasardhës të të përndjekurve nga regjimi i Enver Hoxhës.
Sipas Bashës, ky ekip është ndryshe nga kundërshtarët që sipas tij, mblidhen për të mbrojtur interesa personale ose për të ruajtur pushtetin.
‘Ekipi ynë ka 55 kandidatë të përndjekur politik, ose pasardhës të të përndjekurve politik të regjimit të enver Hoxhës. Ekipi ynë ka në gjirin e vet dhjetëra pronarë dhe përfaqësues pronarësh, ekipi ynë ka sipërmarrës të vlerave, sipërmarrës të cilët kanë çarë me djersën e tyre dhe janë shembulli i sipërmarrjes së lirë shqiptare, i sipërmarrjes së ardhshme shqiptare.
Ekipi ynë ka familjarë të mrekullueshëm, prindër të mrekullueshëm që sakrifikojnë njësoj si çdo familje e ndershme shqiptare për fëmijët e tyre. Besimtarë të zotë, njerëz të vlerave, ekipi ynë ka numrin më të madh të të rinjve shqiptarë, ka moshën më të re të kandidatëve. Ekipi ynë ka shkencëtarë, artistë, ikona të sportit, ekipi ynë është Shqipëria e punës, Shqipëria e nderit, Shqipëria e të ardhmes me 140 individ të pastër, të kulluar, punëtorë dhe mbi të gjitha luftëtarë jo për veten e tyre, por për Shqipërinë, për shqiptarët.
Ndryshe nga ata që kërcejnë valle nga beleja dhe mblidhen për aferat e të parit të tyre ne qeveri. Ndryshe nga të tjerët që duan t’i hynë patjetër në zemër liderit legejendar për t’u futur në listën e mbyllur, apo për të mbrojtur hallet e tij personale. Ne nuk na bashkojnë hallet personale të asnjërit, asnjërit prej nesh nuk na bashkon frika nga drejtësia, ne nuk na bashkojn asnjë mëkat, ne na bashkon vetëm na bashkon vullneti që me Zotin dhe shqiptarët ta çlirojmë këtë vend nga e keqja, e t’i japim të ardhmen që meriton çdo familje e ndershme shqiptare’, tha ai.