Kosova

641 çifte janë divorcuar në Kosovë deri në maj 2025 – Prizreni prin me më së shumti raste

Nga janari deri në maj të këtij viti, gjithsej 641 çifte në Kosovë janë divorcuar, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Vetëm gjatë muajit maj janë regjistruar 113 raste të shkurorëzimeve, duke shënuar një rënie prej 19% krahasuar me muajin prill.

Sipas raportit të ASK-së, komuna me më shumë raste të divorcit gjatë muajit maj ishte Prizreni me 16 raste, pasuar nga Mitrovica dhe Istogu me nga 7 raste, si dhe Peja me 5 raste.

Këto shifra nxjerrin në pah një trend që meriton analizë të mëtejme, sidomos në drejtim të faktorëve socialë dhe ekonomikë që ndikojnë në qëndrueshmërinë e martesave në Kosovë.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button