
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se 46 mijë e 15 shtetas të Kosovës, që jetojnë në 46 shtete të ndryshme të botës, janë regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet lokale për kryetarë komunash dhe kuvende komunale.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për KosovaPress se numri i aplikimeve të pranuara për periudhën 23 korrik – 29 gusht ka qenë 56,778, por pas verifikimeve janë aprovuar 46,015, ndërsa janë refuzuar 10,094 të tjera.
“Të dhënat përfundimtare do të publikohen në javën e parë të muajit shtator, me rastin e certifikimit të listës së votuesve”, u shpreh Elezi.
KQZ ka bërë të ditur se në çdo komunë të Kosovës janë regjistruar votues nga diaspora, numri i të cilëve ndryshon sipas komunës.