Lajme

43-vjeçar shqiptar arrestohet në Athinë për vjedhje automjeti dhe posedim droge

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Athinë, pas një aksioni të suksesshëm në zonën e Aharnes. Ai u kap në flagrancë për disa shkelje të rënda, përfshirë vjedhjen e një automjeti, drejtimin pa leje dhe posedimin e substancave narkotike.

Incidenti ndodhi kur patrullat e policisë greke vunë re një automjet të dyshimtë me dy persona në bord që lëvizte në zonën e Aharnes. Pasi i bënë shenjë të ndalonte, drejtuesi i mjetit, 43-vjeçari shqiptar, tentoi të largohej me shpejtësi për t’iu shmangur kontrollit.

Efektivët reaguan me shpejtësi, duke ndaluar automjetin në një vend të afërt dhe duke shoqëruar drejtuesin në Prokurorinë e Aharnes. Nga verifikimet rezultoi se automjeti ishte vjedhur një muaj më parë në të njëjtën zonë, ndërsa 43-vjeçari nuk posedonte leje drejtimi. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi të vogël kokaine.

I arrestuari ndodhet aktualisht në paraburgim dhe do të përballet me akuza për vjedhje, drejtim automjeti pa leje, mosbindje ndaj urdhrave të policisë dhe posedim të substancave narkotike. Autoritetet greke kanë nisur hetime të mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button