KryesoreLajme

35-vjeçarja braktis djalin e mitur në Policinë e Gjirokastrës, nis hetimi

Një rast i paprecedentë është regjistruar në Gjirokastër, ku një grua ka braktisur djalin e saj të mitur në ambientet e Komisariatit të Policisë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj shtetases E. V., 35 vjeçe, banuese në Gjirokastër, e cila dyshohet se ka braktisur të birin, vetëm 12 vjeç, duke e lënë në mjediset e komisariatit.

Pas ngjarjes, i mituri është sistemuar dhe marrë në kujdes nga strukturat sociale, duke u akomoduar në ambientet e fondacionit “Vatra e Ngrohtë” në Gjirokastër.
Ndaj nënës së tij po hetohet për veprën penale “Braktisja e të miturit”, ndërkohë që rasti ka ngjallur reagime dhe shqetësim për gjendjen sociale dhe psikologjike të fëmijës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet ku nisi procedimi penal për shtetasen E. V., 35 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi ka braktisur djalin e saj 12-vjeçar, në ambientet e Policisë. 12-vjeçari u akomodua në fondacionin “Vatra e Ngrohtë”, Gjirokastër.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button