Kosova

23 vatra zjarri të regjistruara sot në Kosovë, 11 prej tyre ende aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se gjatë periudhës nga ora 08:00 deri në ora 14:00 të ditës së sotme janë regjistruar gjithsej 23 vatra zjarri në të gjithë vendin. Nga këto, 11 vatra mbeten ende aktive, ndërsa 12 janë lokalizuar dhe nën kontroll.

Sipas AME-së, situata po menaxhohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Qendrat Operative 112 dhe Qendrën Operative të Agjencisë.

“AME – NJPZSH mbeten në gatishmëri të lartë për të reaguar dhe për t’u përgjigjur në çdo situatë kur kërkohet. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193, 192”, thuhet në njoftim.

Agjencia falënderon zjarrfikësit për përkushtimin e palodhshëm, Policinë e Kosovës për mbështetje, si dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e tyre në menaxhimin e situatës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button