KryesoreLajme

200 denoncime në KQZ, asnjë procedim penal/ Antuela Male: Zgjedhjet pa standarde, institucionet heshtën ndaj abuzimeve

Përfaqësuesja e KRIK, Antuela Male ka folur për zhvillimin dhe standardet e zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, që sipas saj janë edhe në këtë proces, përdorimi i burimeve shtetërore ishte në masë të konsiderueshme.

Sipas Male, në KQZ janë mbi 200 denoncime për abuzime shtetërore në fushatë, por nuk ka pasur asnjë procedim penal.
Gjithashtu përfaqësuesja e KRIK theksoi se ‘ajo që u aplikua në masë ishte fakti që qeveria shqiptare edhe pse ishte në dijeni të ndalimit të mekanizmit të ndalimit 4 muaj para zgjedhjeve, i miratoi të gjithë serinë e këtyre akteve nënligjore përpara datës 11 janar, por ajo që ngelet problematike është fakti se zbatimi dhe marrja e fryteve të këtyre ligjeve është në periudhën e ndalimit dhe kjo përbën problem të përdorimit të shtetit në funksion të fushatës elektorale’.

‘Bonusi i pensionistëve ishte i tillë. Rastet e kreditë me 0% interes, kreditë e buta për administratën ishin një rast i tillë’, u shpreh Male.

Male: Ne hymë në një proces zgjedhor pa bërë ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor, ndryshime të përfshira dhe të rekomanduara vazhdimisht nga raportet e ODIHR dhe jo vetëm. Partitë politike pranuan nevojën për këto ndryshime në ligjin zgjedhor, por nuk u ngritën në vullnetin e duhur për t’i implementuar ato në kuadrin ligjor.

Në një situatë politike dhe institucionale tejet delikate në Shqipëri, nuk mund të prisnim një proces zgjedhor me standarde më të larta se proceset pararendëse.

Veprimtaria institucionale është shumë e rëndësishme në momentin që dekretohet data e zgjedhjeve dhe të gjitha institucionet futen në një mekanizëm kontrolli dhe raportimi për mos përdorimin e aseteve shtetërore apo të gjithë aparati shtetëror nënkupton.

Edhe në këtë proces zgjedhor, për të disatin proces radhazi, përdorimi i burimeve shtetërore ishte në masë të konsiderueshme.

I gjithë ky problem i shtrirë përgjatë fushatës elektorale, është angazhimi i administratës shtetërore në fushatë elektorale brenda dhe jashtë orarit të punës.

Nuk kemi asnjë procedim penal të njoftuar nga institucionet ligjzbatuese por edhe KQZ në këtë proces bëri hapa prapa.

Në KQZ ka rreth 200 denoncime të depozituara, ku më shumë se ¼ e tyre nga organizata të shoqërisë civile. Denoncime që fillojnë që me miratimin e ligjeve nga Kuvendi i Shqipërisë në kundërshtim me ligjin zgjedhor, për shkak të lejes që KAS në KQZ i dha Kuvendit të Shqipërisë për t’i miratuar këto ligje, si p.sh ‘Paketën e Maleve’.

Ajo që u aplikua në masë ishte fakti që qeveria shqiptare edhe pse ishte në dijeni të ndalimit të mekanizmit të ndalimit 4 muaj para zgjedhjeve, i miratoi të gjithë serinë e këtyre akteve nënligjore përpara datës 11 janar, por ajo që ngelet problematike është fakti se zbatimi dhe marrja e fryteve të këtyre ligjeve është në periudhën e ndalimit dhe kjo përbën problem të përdorimit të shtetit në funksion të fushatës elektorale.

Bonusi i pensionistëve ishte i tillë. Rastet e kreditë me 0% interes, kreditë e buta për administratën ishin një rast i tillë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button