Lajme

20 emigrantë shqiptarë kapen në kanalin anglez, fshehur në një jaht luksoz – pritet dëbimi drejt Shqipërisë

Një grup prej 20 emigrantësh shqiptarë, mes tyre 19 burra dhe 1 grua, janë kapur nga autoritetet britanike teksa përpiqeshin të hynin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar përmes kanalit anglez. Ata ishin fshehur në kuvertën e një jahti luksoz, në përpjekje për të shmangur kontrollin kufitar.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, të gjithë emigrantët pritet të dëbohen drejt Shqipërisë, ka bërë të ditur një zëdhënës i Home Office të Britanisë.

Ndërkohë, autoritetet kanë arrestuar kontrabandistët që ndihmuan në organizimin e këtij udhëtimi të paligjshëm. Njëra prej tyre është Bleda Bega, 44 vjeçe, e cila akuzohet për “lehtësim të hyrjes së paligjshme” në Britani. Asaj i është caktuar masa e paraburgimit dhe pritet të paraqitet për gjykim në Gjykatën e Bodmin.

Po ashtu, edhe dy shqiptarë të tjerë janë arrestuar për të njëjtën vepër penale. Njëri prej tyre është liruar nga hetimi penal, por është vënë në pranga pasi rezulton se ndodhej në mënyrë të paligjshme në territorin britanik.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button