Kosova

17-vjeçari nga Kosova arrestohet pas sulmit me thikë ndaj një mësueseje në Essen

Policia e Essenit ka arrestuar një 17-vjeçar nga Kosova, i dyshuar për plagosjen me thikë të një mësueseje në një shkollë profesionale në qytet. Ngjarja ndodhi pranë stacionit kryesor të trenit, ku policia ndërhyri dhe gjatë arrestimit qëlloi ndaj të riut, duke e plagosur. Ai tani po merr trajtim mjekësor.

Hetuesit bëjnë me dije se mësuesja, 45 vjeç, u godit disa herë me thikë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e sulmit.

Ministrja e Arsimit e landit Nordrhein-Westfalen, Dorothee Feller, shprehu pikëllimin e saj për ngjarjen: “Mendimet e mia janë me kolegen e plagosur, familjen e saj, nxënësit dhe të gjithë stafin”, deklaroi ajo. Shkolla po mbështetet nga inspektorati shkollor dhe psikologu i institucionit për të ndihmuar nxënësit dhe mësuesit në këtë situatë të vështirë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button