Kosova

15 vatra aktive zjarri në Kosovë – AME apelon për kujdes të shtuar

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë aktive 15 vatra zjarri në zona të hapura fushore dhe malore. Përkundër dëmeve materiale të shkaktuara, fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar.

AME ka apeluar te qytetarët që të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshuar pranë autoriteteve përkatëse.

Vatrat aktive janë regjistruar në këto komuna:

Mitrovicë: Fshati Rashan

Skenderaj: Fshati Llaushë – ku ndërhyrja u bë nga Njësia Profesionale e Zjarrfikës dhe Shpëtimit dhe Policia e Kosovës. Me koordinim të AME-së, ndihma është ofruar edhe nga ajri me helikopter nga kapacitetet e KFOR-it.

Ferizaj: Fshati Burrnik

Gjakovë: Fshati Shkukëz

Klinë: Fshati Ujmir – zonë malore me qasje të vështirë për zjarrfikësit nga toka

Leposaviq: Fshati Trebiç – vatër e konfirmuar nga QOE 112 Gjilan

Podujevë: Fshatrat Batllavë, Belloshë dhe Hërticë – gjithsej katër vatra aktive

Novobërdë: Fshati Jesenovik

Ndërkohë, sipas AME-së, vatrat e mëdha të raportuara më 7 korrik në komunat e Malishevës, Shtimes dhe Podujevës janë tashmë të lokalizuara.

Autoritetet theksojnë se temperaturat e larta dhe era rrisin rrezikun për përhapjen e shpejtë të zjarreve, ndaj kërkohet vigjilencë e shtuar nga të gjithë qytetarët.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button