Kosova
15 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 37 aksidente trafiku, prej të cilave 15 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 22 të tjera vetëm me dëme materiale.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
Po ashtu, policia ka bërë të ditur se brenda një dite janë shqiptuar 1,921 gjoba trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion.
Në kuadër të aksioneve policore janë arrestuar 16 persona, ndërsa 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje.