Në 11 maj do duhej sërish të mendonim dhe të shihnim programet politiko-elektorale për të vendosur.
Por ky 11 maj është kaq i thjeshtë sa thënë copë s’ka asgjë për tu menduar.
Përballë është karagjozllëku dhe degradimi i kusarëve rilindas me Ramën në krye dhe në anën tjetër, serioziteti dhe përgjegjshmëria maksimale me Berishën e Metën në krye.
Shqiptarët kanë parë nga Edi Rama vetëm tallava, që shkon nga: ‘ta hongsha zemrën’ në 2023 për zgjedhjet lokale dhe sot në një tallava të shfrenuar haremesh e përdredhjesh degraduese në shesh ku deputetet ministra e kryetarë bashkie e lloj soj sorollopi patronazistësh zdërhallen në shesh ndërsa njerëzit e thjeshtë luftojnë me varfërinë dhe ikin përditë me lemeri nga vendi.
Asnjë program politik apo elektoral nga Rama, por thjesht harbim çingijesh te të gjithë llojeve hedhin vallen e hajduteve ne shesh për tu thënë shqiptareve që:’Ju kaq meritoni’.
Ne anën tjetër shqiptaret kane pare seriozitet dhe përgjegjshmëri maksimale ne Programin e opozitës ‘Made in Albania’, një program i studiuar thelle profesionalisht, qe rrit ekonominë e vendit, mirëqenien e familjes, ndal rrënimin ekonomiko-social dhe ndal shpopullimin dramatik qe po zhbën vendin.
Një program i qarte, me afate te përcaktuara, i thjeshte dhe ku është shkruar e zeza mbi te bardhe kontrata e ndershme dhe përgjegjshme politike me shqiptaret, për ti bere ata te jetojnë me dinjitet ne Shqipëri.
Ndaj zgjedhja ne 11 maj është kaq e thjeshte.
Askush nuk mund te lere fatin e tij dhe te familjes ne duart e karagjozit dhe narkokryeministrit tallava Edi Rama, qe hedh vallen e hajduteve ne shesh se nuk ka ç’të thotë e te bëjë tjetër.