
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë Edmond Spaho ka denoncuar me një shënim në rrjetet sociale përdorimin e administratës në fushatën për zgjedhjet e 11 majit në zonën e Sheqerasit në Korçë.
Ai ka folur me emra dhe ka premtuar në shënimin e tij se do të bëhet denoncim edhe në KQZ por edhe në Prokurori pasi këta zyrtarë të administratës janë në shkelje të ligjit që u ndalon angazhimin politik.
Postimi:
Shtabi i PS për zgjedhjet e 11 Majit në Sheqeras, njësia administrative Vreshtas përbëhet nga Klasen Brako, drejtor pyjore, Xhezmi Koro punonjës bashkie tek pylli fazanëve, Dorian Zholanji drejtor shkolle në Sheqeras, Qezar Bezati, administratori i njësisë Vreshtas, Nehat Alo punonjës mirëmbajtje në Bashkinë Maliq, Ilirjan Kosta drejtor i EKB Korçë, Mikela Barci punonjëse e përkrahjes sociale, njësia adminstrative Libonik, Xhensika Selfo, punonjëse tatim taksave në njësinë administrative Vreshtas, Xhoana Dauti punonjëse e tatim taksave në njësinë Vreshtas, Flauevio Koro roje shkolle në Sheqeras, Drini Terolli punonjës shërbimesh Bashkia Maliq. Nuk ju ben tërr syri dhe sfidojnë ligjin për të mos u përfshirë në aktivitete politike. Madje e hedhin me trimëri në FB.
Ne po i kallëzojmë sot në Prokurori dhe në KQZ.



