Kosova

Zjarri në majën e Goleshit vazhdon të përhapet, zjarrfikësit me vështirësi për ndërhyrje

Zjarri që shpërtheu të premten në majën e Goleshit vazhdon të jetë aktiv edhe sot, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe dhe duke rrezikuar përhapje të mëtejshme.

Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ka konfirmuar për Klankosova.tv se situata mbetet e rëndë dhe ndërhyrja është jashtëzakonisht e vështirë për shkak të terrenit të papërshtatshëm.

“Zjarri është aktiv ende, dhe është sipërfaqe e madhe e përfshirë nga zjarri. Terreni është i vështirë dhe pa qasje të automjeteve të zjarrfikësve. Vende-vende është i paqasshëm për zjarrfikësit”, deklaroi Gashi.

Për shkak të kushteve të pafavorshme, ekipet zjarrfikëse po përballen me sfida të mëdha për të vënë zjarrin nën kontroll. Autoritetet janë në gatishmëri dhe po vlerësojnë mënyra alternative për të ndërhyrë në zonat më të rrezikuara.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button