Kosova
Zhduket një grua në Ferizaj

Një grua kosovare ka njoftuar Policinë e Kosovës se viktima femër, gjithashtu kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe vendndodhja e saj nuk dihet.
Ekipet policore kanë nisur hetimet.
“Ferizaj 08.04.2026-09:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se viktima femër kosovare ka dalur nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti vazhdon të hetohet nga ekipet relevante policore”, njofton PK.



