Bota

Zelensky para samitit Trump–Putin: “Ne mbështetemi te Amerika”

Pak minuta para fillimit të samitit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar publikisht, duke theksuar rëndësinë e këtij takimi për të ardhmen e luftës në Ukrainë.

Në një deklaratë në platformën X, Zelensky e cilësoi samitin si “me të vërtetë, me rrezik të lartë” dhe tha se ai “duhet të hapë një rrugë të vërtetë drejt një paqeje të drejtë”. Ai propozoi gjithashtu mbajtjen e një takimi trepalësh mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë.

Zelensky njoftoi se forcat ukrainase po dërgojnë përforcime për të ndaluar përparimin e ushtrisë ruse në rajonet lindore Donetsk dhe Zaporizhzhia – zona që pritet të jenë në qendër të diskutimeve të sotme.

Ai përfundoi deklaratën me një thirrje për t’i dhënë fund luftës dhe që Rusia të ndërmarrë “hapat e nevojshëm” për paqe.

Edhe presidenti Trump ka dhënë një deklaratë para takimit, duke sinjalizuar rëndësinë e diskutimeve me Putinin.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button