KryesoreLajme

Ylli Manjani shpjegon deklaratën e tij kundër kanabizimit dhe përplasjet me qeverinë Rama në vitin 2015-2016

Avokati Ylli Manjani ka shpjeguar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV deklaratat e tij kundër kanabizimit të Shqipërisë, në kohën e qeverisë Rama 1, në vitin 2015-2016.

Gjatë bisedës me Adi Krastën, Manjani tregoi se, deklarata e tij i kishte ardhur e papritur Edi Ramës, ndërsa publikisht dy ministra të kohës qeverisë Rama, Saimir Tahiri dhe Mimi Kodheli.
‘Deklarata ime ka qenë kuadër të një konference për shtyp, diçka të analizës vjetore të ministrisë. Më erdhi një pyetje dhe në mënyrë të natyrshme më erdhi një përgjigje krejtësisht të natyrshme dhe e papërgatitur.

Isha brenda rolit tim, dhe isha koshient se etika e qeverisë nuk e lejon këtë gjë, në këtë pikë kam qenë koshient se e kisha thyer etikën dhe herë të tjera se, ky ishte mandati im politik dhe mendoja se mbi kokën time ishte Ilir Meta, i cili do garantonte vazhdimësinë e kësaj gjëje.

Ai ishte mandati im dhe ajo parti atë mandat më dha, që fol se kemi nevojë për një imazh tjetër dhe kjo ishte e vërteta. Ky ka qenë mandati.

Pati një reaksion, dmth kryeministri në mënyrë të natyrshme më telefoni dhe më tha, çfarë është kjo histori, pres gjëra të tjera, krejt e natyrshme dhe i kam shpjeguar ekzakt.

Dy ministra të qeverisë dolën kundër meje, ai i Brendshëm dhe e Mbrojtjes dhe të dyve u jam përgjigjur me deklarata për shtyp, dhe ky ka qenë debati i asaj kohe.

Meta veç një gjë më tha, a je i sigurtë që kjo deklaratë nuk të ndëshkon, dhe këtu u çudita me thënë të vërtetën, dhe detyrova të marr frymëmarrjen e parë.

Unë isha i qartë në pikëpamjet politike, se i kishim diskutuar në atë që quhej, kryesia e vogël dhe ishte, ose i rinegociojmë marrëveshjen, ose dalim nga koalicioni, dhe deri në fund të vitit 2016 do merrej një vendim për këtë gjë. I vetmi vendim në fund të vitit 2016 ishte largimi im’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button