KryesoreLajme

Xhemal Gjunkshi denoncon punime të dyshuara të paligjshme në Hotesh: Kërkon ndërhyrje urgjente të institucioneve

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi, ka denoncuar zhvillimin e punimeve të dyshuara si të paligjshme në fshatin Hotesh, Komuna Luzni në Dibër. Ai ka denoncuar rastin në rrjetin social facebook, ndërsa shprehu shqetësimin për mungesën e dokumentacionit ligjor për fillimin e punimeve në terren.

“Ku është tabela që duhet të jetë e vendosur? Aty duhet të ishin të shënuara data e fillimit, përfundimit, vlera e kontratës dhe leja e ndërtimit”, thotë ai, duke theksuar dëmet e shkaktuara në mjedis. Gjunkshi ka kontaktuar me drejtuesin e njësisë administrative, zotin Labinot, dhe ka kërkuar sqarime mbi procedurat ligjore të ndjekura. Ai ka njoftuar se ka bërë kallëzim penal për këtë çështje dhe është në procesin e formalizimit të procedurës me ndihmën e avokatit dhe oficerit të policisë.

“Kërkoj që strukturat shtetërore të reagojnë dhe të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar këtë shkelje”, shprehet Gjunkshi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button