VV do anëtarin e tretë në KQZ, Cakolli: Aty nuk reflektohet proporcionalisht fuqia politike e numri i deputetëve

Eugen Cakollli nga KDI-ja ka ka thënë se sot mbyllet afati 60 ditor për emërimin e anëtarëve të rinj në KQZ, çka Vjosa Osmani, ish-presidente e vendit, nuk ia emëroi një anëtar PDK-së sipas praktikave të mëhershme.
Tash Vetëvendosja pretendon anëtar të tretë, me arsyetimin se duhet të shkojë proporcionalisht me fuqinë e vet parlamentare. Kjo, tha Cakolli, nuk është rasti me anëtarët e KQZ-së që “nuk reflekton proporcionalisht fuqinë politike dhe numrin e deputetëve në Kuvend.”
Postimi i plotë:
Përbërja e KQZ-së nuk e reflekton proporcionalisht fuqinë politike dhe numrin e deputetëve në Kuvend. Ajo e reflekton vetëm numrin e grupeve parlamentare si të tilla – pavarësisht numrit të deputetëve, për aq sa është e zbatueshme.
Për ilustrim, në një situatë hipotetike, edhe nëse një subjekt do t’i fitonte 75% në zgjedhje, e pesë subjekte tjera nga 5%, prapë se prapë, të gjitha gjashtë grupet do të kishin vetëm nga një anëtar. E nëse ky model zbatohet për përbërjen bazë, nuk ka asnjë sens që për anëtarët “shtesë” të aplikohet një formulë tjetër për emërim.
Përndryshe, sot përmbyllet afati ligjor (60-ditor) për fillimin e mandatit të anëtarëve të rinj të KQZ-së. Megjithatë, afati ligjor procedural për emërimin e anëtarëve veçse është shkelur prej më shumë se dy javësh – nga Presidentja Osmani. Ajo nuk ka ushtruar kompetencat e saj kushtetuese e ligjore, përkundër vendimmarrjes së shpejtë të Kushtetueses në lidhje me këtë situatë, e cila i kishte lënë Presidentes disa ditë kohë për emërim, para përfundimit të mandatit të saj.



