Kosova
Kryesore

Von der Leyen takohet me Kurtin në Kuvend, pas vendimit të BE-së për të shmangur objektin qeveritar

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka arritur në Kuvendin e Kosovës ku po zhvillon takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Takimi me Kurtin vjen pas atij që ajo pati më herët me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë.

Ndryshe nga vizitat e mëparshme, von der Leyen po e takon Kurtin në ambientet e Kuvendit dhe jo në zyrën e tij në Qeveri. Ky vendim është marrë pas qëndrimit të Bashkimit Evropian që takimet me përfaqësues të institucioneve të përkohshme të mos zhvillohen në objektin qeveritar, derisa të formohet një qeveri me mandat të plotë.

Shefja e Komisionit Evropian mbërriti në Prishtinë nga Beogradi dhe pas përfundimit të vizitës në Kosovë, pritet të udhëtojë drejt Shkupit.

Nga BE është bërë e ditur se gjatë këtij turneu rajonal, von der Leyen do të mbajë disa konferenca për shtyp dhe fjalime, megjithatë nuk është konfirmuar ende nëse dhe kur do të zhvillojë një konferencë të tillë në Prishtinë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button