Lajme

Video e Kryetarit të PD-së ngjall debat: Punonjësi i DHL i sugjeron qytetarit të votojë për numrin 1

Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar një video në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shfaqet një punonjës i kompanisë ndërkombëtare të shpërndarjes DHL, e cila aktualisht po merret me dërgimin dhe pranimin e zarfeve që përmbajnë votat e shqiptarëve të diasporës.

Në video dëgjohet një qytetar që pyet punonjësin se për kë duhet të votojë, dhe ky i fundit i përgjigjet se duhet të votojë për “numrin 1”, duke iu referuar Partisë Demokratike dhe koalicionit të opozitës që garon me këtë numër në fletën e votimit.

Videoja ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësime për ndërhyrje të mundshme në procesin e votimit dhe paanësinë e institucioneve që merren me administrimin e votave nga diaspora.

Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga kompania DHL apo nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lidhur me këtë incident.

https://www.facebook.com/SaliBerisha?ref=embed_video

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button