Kosova
Veteranët e UÇK-së nisen drejt Hagës për protestë

Nga porti i Durrësit drejt Barit, një numër i madh veteranësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë nisur sot për në Hagë, ku nesër, më 14 shtator, do të mbahet një protestë e madhe.
Veteranët kanë zgjedhur rrugën detare përmes Italisë, duke shmangur tranzitin përmes Serbisë dhe Malit të Zi, për të mos u përballur me pengesa të mundshme gjatë udhëtimit.
Protesta në Hagë pritet të mbledhë jo vetëm qytetarë nga Kosova, por edhe shqiptarë nga të gjitha trojet dhe diaspora, duke e bërë atë një prej mobilizimeve më të mëdha të këtij viti.