Kosova

Vendimi për dërgimin e FSK-së në Gaza, reagon Osmani: Kuvendi dëshmoi unitet shtetëror

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëpritur vendimin e Kuvendit për të dërguar FSK-në në Gaza.

Ajo ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës sot dëshmoi unitet shtetëror duke votuar me 89 vota pro këtij vendimi.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se ky hap është vazhdim i përkushtimit tonë për paqe.

“Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës dëshmoi unitet shtetëror duke votuar me 89 vota pro për një vendim të rëndësishëm dhe historik: angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin e Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) në Gaza. Ky hap është vazhdim i përkushtimit tonë për paqe, siguri dhe përgjegjësi globale, në përputhje me zotimin që kam nënshkruar më 19 shkurt me Presidentin Trump dhe me partnerët e tjerë. Sot, FSK-ja qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë, duke dëshmuar se Kosova është e gatshme të marrë përgjegjësi të barabarta në mbrojtje të paqes. Ky angazhim është një dëshmi e qartë e kapacitetit tonë shtetëror që forcon subjektivitetin ndërkombëtar të vendit tonë dhe rritë besueshmërinë e Kosovës si partner i denjë në skenën globale. Njëkohësisht, ky angazhim i ngrit kapacitetet profesionale të FSK-së dhe e afron vendin tonë më afër se kurrë me synimin strategjik për anëtarësim në NATO”, ka shkruar Osmani.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button