KryesoreLajme

‘Vegël e verbër e Ramës në Shkodër’/ Bardeli shënjestron Becin: Shembulli më i pastër i korrupsionit të institucionalizuar!

Duke e konsideruar Benet Becin, veglën e verbër të Edi Ramës në qyettatin e Shkodrës, kandidatja e PD në këtë qark, Greta Bardeli ka shigjetuar drejtpërdrejt, duke I kujtuar vjedhjet që ka bërë ndaj shkodranëve e jo vetëm.

Përmes një reagimi zyrtar në media, Bardeli shprehet se Benet Beci, është shembulli më i pastër i korrupsionit të institucionalizuar.
Bardeli akuzoi kryebashkiakun e Shkodrës, njëkohësisht drejtues politik i PS, si njeriun që vjedh fonde publike, duke ngritur vila me miliona euro, ndërsa i bën karshillëk drejtësisë.

‘Qesh sot në oborrin e Rilindjes, sepse shumë shpejt, do të përfundosh aty ku përfundon çdo simbol i kalbur i pushtetit të korruptuar – në koshin e harresës politike të Edi Ramës’, thuhet në reagimin zyrtar të Bardelit.

Kam një mesazh të drejtpërdrejtë për veglen e verbër të Edi Ramës në Shkodër:

Mos kujto se po i mbani ti me bukë shkodranët!

Nuk je ti që ke ndërtuar ndonjë të ardhme për këtë qytet – je thjesht një përfitues i paskrupullt i pushtetit, një njeri pa shtyllë, që i është përulur çdo qeverie për të ruajtur privilegjet personale.

Shkodra nuk e ka shkruar historinë me njerëz si ti – shkodra ka duruar, por nuk harron.

Demokratët të kanë mbajtur në shpinë ndër vite, ndërsa ti i ke tradhtuar, i ke vjedhur dhe ke shkelur mbi ta pa mëshirë.

Je shembulli më i pastër i korrupsionit të institucionalizuar – i njeriut që ditën për diell ka vjedhur fondet publike, që ka ngritur vila me miliona euro, dhe ende ecën i lirë në sytë e drejtësisë.

A i kanë shpëtuar vërtet syrit të Altin Dumanit vilat e tua?

A ka kaluar pa u parë videoja ku ti ndaje paratë me “Berberin e Ballukes”?

Mos guxo të bësh presion mbi demokratët dhe qytetarët e Shkodrës!

Ti ke ngrënë bukën dhe mundin e tyre – pa turp, pa dinjitet.

Ta kam thënë dhe ta them sërish:

Oret e tua janë të numëruara.

Qesh sot në oborrin e Rilindjes, sepse shumë shpejt, do të përfundosh aty ku përfundon çdo simbol i kalbur i pushtetit të korruptuar – në koshin e harresës politike të Edi Ramës.

Shkodra nuk ta ka borxh.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button