Vdes murgesha braziliane Ina Canabajo Lucas, e njohur si personi më i vjetër në botë

Ina Canabajo Lucas, murgesha braziliane që ishte njohur si personi më i vjetër në botë, ka ndërruar jetë të mërkurën në moshën 116 vjeçare, njoftoi komuniteti i murgeshave tereziane, të cilave ajo iu përkiste dhe jetonte në Porto Alegre, Brazil.
E lindur më 8 qershor 1908, Ina u bë murgeshë në vitin 1934, në moshën 26 vjeç, dhe e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në shërbim të fejes, duke shprehur përkushtim dhe besim të fortë. Ajo ishte një person i shquar për jetëgjatësinë e saj dhe, pas vdekjes së Tomiko Itooka nga Japonia, Ina u bë anëtarja më e vjetër e regjistruar e njerëzimit.
Në një homazh për të, LongeviQuest theksoi se Ina kishte një fëmijëri të brishtë dhe shumë dyshonin se do t’i mbijetonte viteve të para. Ajo e lidhi jetëgjatësinë e saj me besimin dhe theksoi: “Ky është sekreti i jetës. Është sekreti i gjithçkaje.”
Ina Canabajo Lucas ishte gruaja e 15-të më e vjetër e dokumentuar në histori dhe murgesha e dytë më e vjetër, pas Lucille Radon nga Franca, e cila vdiq në vitin 2023 në moshën 118 vjeçare. Pas vdekjes së saj, titulli i personit më të vjetër në botë kalon te Ethel Caterham, një grua nga Anglia, e cila tani është 115 vjeç.
I përjetshëm kujtimi i murgeshës Ina Canabajo Lucas, dhe le të pushojë në paqe.