Lajme

U regjistrua si votues në Durrës/ Juristi Marash Logu: Veliaj humbi zyrtarisht mandatin! Ja ç’thotë Ligji

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj do të qëndrojë për një kohë të gjatë në qelitë e paraburgimit të Durrësit. E në zgjedhjet e 11 majit votën do ta hedhë në qendrën e votimit që do të ngrihet në burgun e Durrësit ku ndodhet i arrestuar prej 12 shkurtit 2025, në rresht me të paraburgosur dhe burgosur që po vuajnë dënimin

Në përgjimet e publikuara ditët e fundit ku dolën në pah inskenimet që dirigjonte nga skutat e burgut të Durrësit duke përdorur dhe si kamxhik pronarë mediash, Veliaj i shkruan bashkëshortes Ajolës ‘If Ëe don’t ëin im gonna be here along time” (Nëse nuk fitojmë do të qëndroj këtu për një kohë të gjatë).

Bëhet fjalë për përgjimet e bisedave të Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij pak ditë para se Apeli i GJKKO-së të merrte në shqyrtim kërkesa e tij për të ndryshuar masën e sigurisë. ( 13 mars)

 

Nga një kërkim në listën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Erion Veliaj rezulton t’i jetë shtuar listës së zgjedhësve në Durrës.

 

Dhe vendvotimi i tij do të jetë burgu i Durrësit. Pra vota e Velisë nuk do të shkojë për kandidatët e Tiranës, por për një nga kandidatët e Qarkut të Durrësit.

 

Por çfarë do të thotë kjo?

 

Përfaqësuesi ligjor i PD-së pranë KQZ, juristi Marash Logu thotë se tashmë automatikisht Erion Veliaj e ka humbur zyrtarisht mandatin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

 

Deklaratën e tij ai e bazon tek neni 61, pika 1, gërma “c”, e Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”

 

Neni 61, pika 1, gërma “c”, e Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, parashikon se mandati i kryetarit të bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari nuk është më banor i përhershëm i bashkisë ku është zgjedhur. Duke qenë se tashmë Erion Veliaj nuk rezulton më si banor i Bashkisë Tiranë, por si banor i Bashkisë Durrës, kjo do të thotë që ai automatikisht humbet mandatin e kryebashkiakut të Tiranës. Këshillit Bashkiak të Tiranës nuk i mbetet tjetër veçse të njoftojë Këshillin e Ministrave, i cili ia përcjell njoftimin Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme” shkruan Logu në një postim në facebook.

 

Logu nxit Këshillin bashkiak të Tiranës të nisë procedurat për të shpallë zgjedhjet e parakohshme për kryetar të bashkisë së Tiranës.

 

Këshillit Bashkiak të Tiranës nuk i mbetet tjetër veçse të njoftojë Këshillin e Ministrave, i cili ia përcjell njoftimin Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme” shton më tej ai.

 

Erion Veliaj humbet mandatin e kryetarit të Bashkisë Tiranë!

Neni 61, pika 1, gërma “c”, e Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, parashikon se mandati i kryetarit të bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari nuk është më banor i përhershëm i bashkisë ku është zgjedhur. Duke qenë se tashmë Erion Veliaj nuk rezulton më si banor i Bashkisë Tiranë, por si banor i Bashkisë Durrës, kjo do të thotë që ai automatikisht humbet mandatin e kryebashkiakut të Tiranës. Këshillit Bashkiak të Tiranës nuk i mbetet tjetër veçse të njoftojë Këshillin e Ministrave, i cili ia përcjell njoftimin Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Foto nga Isa Myzyraj 👇

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button