Lajme

Trupi i Rayyan Alaan tërhequr nga të afërmit, identiteti i tërheqësit ende i panjohur

Trupi i 24-vjeçares Rayyan Alaan, e cila u vra në Shqipëri, u tërhoq nga të afërmit e saj para disa ditësh. Ende nuk është zbuluar zyrtarisht kush ka marrë trupin e saj për ta dërguar.

Rayyan dhe Fadi Alwan mbërritën në Shqipëri më 19 shkurt dhe u vendosën në një banesë me qira në rrugën Gjon Muzaka, në Tiranë. Sipas hetuesve, Fadi Alwan ka vrarë 24-vjeçaren me disa goditje thike më 22 shkurt dhe më pas ka braktisur vendin, duke udhëtuar drejt Greqisë dhe pastaj në Amsterdam.

Fadi dyshohet se ka vazhduar udhëtimin drejt Libanit, dhe deri tani nuk është kapur nga autoritetet. Trupi i Rayyan Alaan u gjet nga pronarja e banesës 5 ditë pas largimit të dyshuar të autorit nga Shqipëria. Hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit të krimit.

 

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button