Kosova

Trump, Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpunimin me ju në vitet në vijim

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një letër nga presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, në përfundim të mandatit të saj.

Përmes kësaj letreje të cilën Osmani e ka pranuar të hënën, theksohet bashkëpunimi në kuadër të Bordit të Paqes. Po ashtu, Trump u shpreh se mezi pret të punojë me Osmanin në vitet në vijim, transmeton Klankosova.tv.

“Ndërsa së shpejti do të largohemi nga detyra, ju do të lini pas një trashëgimi të rëndësishme, që do të formojë të ardhmen e vendit tuaj, të rajonit të Ballkanit dhe të gjithë Evropës”, thuhet në letër.

Trump e ka cilësuar Osmanin si një mike dhe partnerë të besueshëm, për çka kjo e fundit shprehu falënderimet e saj.

“Falënderoj Presidentin Trump për letrën e dërguar në përfundim të mandatit tim, të cilën e pranova mbrëmë, si dhe për vlerësimin që i ka bërë punës sonë! Ashtu siç thekson edhe Presidenti i SHBA-ve këtë letër, mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit në vitet në vijim”, ka shkruar ish-presidentja në Facebook.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button