Kosova

Tetori rozë, Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit

Në hapjen e fushatës “Tetori Rozë”, kryeministri Albin Kurti ka thënë se është e rëndësishme rritja e vetëdijes për rëndësinë e kontrolleve të rregullta.

Ai pos tjerash tha se askush nuk duhet të përballet i/e vetme me kancerin e gjirit.

Pos tjerash, Kurti tha se gjatë vitit të kaluar, në vend janë raportuar 601 raste të reja të kancerit të gjirit, 592 te gratë dhe 9 te burrat.

“Jemi këtu për gratë që janë në trajtim, dhe për ato të cilat e kanë përfunduar atë, që të rrisin vetëdijen për rëndësinë e kontrolleve të rregullta, pra të zbulimit të hershëm dhe të trajtimit me kohë. Falënderoj të gjitha organizatat që përmes punës së tyre të përditshme u qëndrojnë pranë grave dhe familjeve të tyre. Gjatë vitit 2025, në Kosovë janë raportuar 601 raste të reja të kancerit të gjirit, 592 te gratë dhe 9 te burrat”, tha ai.

Ndërkohë, ai tha se deri në vitin në vitin 2022, shumica e rasteve të diagnostikuara me kancer të gjirit ishin ose në fazën e tretë, ose të katërt.

“Deri në vitin 2022, shumica e rasteve të diagnostikuara me kancer të gjirit ishin ose në fazën e tretë, ose të katërt. Falë shtimit të pajisjeve diagnostikuese dhe fushatave ndërgjegjësuese, nga Ministria e Shëndetësisë dhe në bashkëpunim me organizatat joqeveritare, në vitet 2023 dhe 2024 shumica e rasteve u diagnostikuan në fazën e parë ose të dytë”, tha ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button