Kosova

Tentuan ta rrëmbejnë një grua në veri të Mitrovicës, arrestohen dy persona

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se derisa po ecte me nënën e saj është ngacmuar nga dy persona që ndodheshin në një veturë.

Rasti ka ndodhur dje pasdite në Zveçan të Vogël, në veri të Mitrovicës. Policia njofton se ka reaguar menjëherë, duke arritur të identifikojë dhe arrestojë dy të dyshuarit.

“RRËMBIM NË TENTATIVË – Zveçan i Vogël, Mitrovicë Veri, 10.10.2025 – 17:58. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke ecur në rrugë me nënën e saj, dy persona me një veturë e kanë ngacmuar. Policia ka reaguar, ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si ‘Rrëmbim në tentativë’, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button