Show biz

‘Të martën do ta lë shtëpinë nëse…’/ Gjesti paralajmëron produksioni

Në spektaklin e së shtunës, Rozana Radi u shpall finalistja e parë e edicionit aktual të Big Brother. Pas shpalljes, ajo pati mundësinë të zgjidhte dy banorë të tjerë për t’i çuar në finale, dhe vendosi për Egli Takon dhe Laert Vasilin.

Pas Prime-t, duket se Gjestit ka mbetur i mërzitur nga situatat që janë krijuar, duke bërë një paralajmërim të fortë. Gjatë një bisede në dhomën e gjumit me Danjën dhe Eglin, këngëtari pejan tha se do ta lërë lojën të martën, duke shpërndarë tensionin që ndjen.

“Po të tregoj, dini njerëz që është duke më mbaruar kulaçi njëjtë, mbani në mend njerëz. Po më vjen të qaj, unë do ta lë lojën. Unë do ta lë lojën të martën, mbani në mend. Më nuk duroj asgjë,” tha ai, duke shtuar se kishte një parandjenjë të fortë për zhvillimet e ardhshme.

Gjestit theksoi se ndiente një zhgënjim të thellë dhe paralajmëroi se do të “ndezë gjithë vendin”. Ai kritikoi vendimet e fundit, duke shpërthyer në akuza se nuk ka pasur padrejtësi ndaj Rozanës dhe se asnjë banor nuk është larguar për arsye të drejta.

Në këtë moment të tensionuar, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen ngjarjet në ditët në vijim, me finalen që është gjithnjë e më afër.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button