Kosova

Sulm ndaj policëve në Jarinjë, arrestohet një shtetas i Serbisë

Një incident ka ndodhur në pikën kufitare në Jarinjë të Leposaviqit, ku një shtetas i Serbisë ka sulmuar zyrtarët policorë të Kosovës. Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 2 tetorit 2025, rreth orës 04:55.

Si pasojë e sulmit, një prej policëve ka kërkuar tretman mjekësor. Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar në vendngjarje dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“PKK Jarinjë, Leposaviq / 02.10.2025 – 04:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë. Një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e sulmit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button