Sport

Statistikat fenomenale të Granit Xhakës në barazimin e Sunderlandit

Granit Xhaka mbrëmë arriti të shënonte golin e parë me fanellën e Sunderlandit në barazimin 1-1 ndaj Evertonit.

Xhaka shënoi gol të bukur në minutën e 46-të për të barazuar rezultatin kundër “The Tofees”.

33 vjeçari ishte lojtari që krijoi më së shumti raste në ndeshje, 5 sosh dhe gjithashtu ishte lojtari që bëri më së shumti ndërhyrje me 3 të tilla.

Xhaka kompletoi 61 pasime nga 69 sa tentoi me saktësi 88%. Granit Xhaka xhiron e ardhshme do të ketë një ndeshje emocionale pasi do të përballet me ish-skuadrën e tij, Arsenalin që po kryeson Premier Ligën.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button