KryesoreLajme

Spiropali: Ndau mesazh në ditën e Proçesionit të Epitafit të së Premtes së Zezë: “Ringjallja do të vijë shumë shpejt

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka ndarë një mesazh në ditën e Proçesionit të Epitafit të së Premtes së Zezë, duke thënë se “Ringjallja do të vijë shumë shpejt’. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka ndarë një mesazh në ditën e Proçesionit të Epitafit të së Premtes së Zezë. Përmes një postimi në Facebook ajo shkruan se ringjallja do të vijë shumë shpejt.

“Sonte, me Proçesionin e Epitafit të së Premtes së Zezë, besimtarët e krishterë përkujtojnë mundimet e vuajtjet e Jezu Krishtit dhe vdekjen e Tij në kryq. Me besimin e lutjet se Ringjallja do të vijë shumë shpejt.

Ringjallja e Jezusit është triumfi i jetës mbi vdekjen, i dritës mbi errësirën, i të mirës mbi të keqen, një fitore universale, e cila bën që të shpresojnë, fitojnë, gëzojnë, bashkohen dhe lumturohen të gjithë njerëzit, në të gjitha vendet dhe të gjitha kohërat”, shprehet Spiropali në mesazhin e saj. Mijëra besimtarë katolikë dhe ortodoksë në të gjithë vendin përkujtuan të Premten e Zezë me ceremoni të veçanta: Udhën e Kryqit dhe procesionin e Epitafit. Në të gjithë vendin, besimtarët u bashkuan në lutje dhe reflektim në pritje të festës së Pashkëve, që këtë vit përkon të dielën edhe për besimtarët katolikë, por edhe ata ortodoksë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button