Spahiu premton rikthimin e dinjitetit dhe shpresës për familjet e minatorëve në Dibër

Pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kandidati i PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu, ka bërë një premtim të fortë për familjet e minatorëve. Ai ka deklaruar se miratimi i “Statusit të Minatorit”, “Paketës së Dhembshurisë” dhe “Programit Ekonomik për Bujqësinë” do të rikthejë dinjitetin dhe shpresën për mijëra familje në këtë rajon.
Në një postim në Facebook, ku ka publikuar edhe foto nga një takim me minatorët e Dibrës, Spahiu ka theksuar rëndësinë e uljes së taksave për emigrantët që kthehen dhe investojnë në zonë, duke shtuar se kjo do të kontribuojë në rindërtimin e Zerqanit të zbrazur. “Aty ku dikur kishte jetë, do të ketë sërish!”, përfundon ai.
Ky angazhim i Spahiut ka marrë mbështetje nga komuniteti i minatorëve, të cilët presin masa konkrete për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin ekonomik në Dibër.