Bota

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa makina

Sot në mbarë botën po shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila ka për qëllim të sensibilizojë qytetarët që të shmangin përdorimin e makinave të tyre, të cilat lëshojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe mjedisin.

Kjo nismë nisi për herë të parë në Paris në vitin 1988, ndërsa brenda katër viteve u shndërrua në një ditë ndërkombëtare, që sot shënohet në shumë vende të botës.

Edhe në Kosovë janë mbajtur aktivitete të ndryshme për të shënuar këtë ditë. Ndër to, sot në veri të Mitrovicës do të vendoset një eko-ulëse me energji solare, projekt i mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si pjesë e përpjekjeve për të promovuar energjinë e pastër dhe mjedisin e shëndetshëm.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button