
Ish-diplomati Agim Nesho, i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, pas hapjes së fushatës elektorale të PD-së dhe PS-së për zgjedhjet e 11 majit.
Nesho analizoi se sondazhet e porositura të kryeministrit Edi Rama i duhen për t’i përdorur dhe të justifikohet në Perëndim, pasi shqiptarët e dinë realitetin e trishtë që ndodhet Shqipëria.
Gjithashtu Nesho theksoi se Rama është i trembur nga ardhja e strategut të PD-së, Chris LaCivita.
‘LaCivita tha dhe të fundit që administrata e kaluar amerikane ka qënë e korruptuar gjë që na bind që të gjithë skenarët, ka pasur një influencë të jashte.
Dhe tani Rama ka shumë frikë. Populli është i zemëruar. Ky është një diktator në ngritje që ka gjithë popullin kundër’, u shpreh Nesho.
Nesho: Rama gjatë gjithë kësaj kohe e ka si mënyrë për të testuar opinionin publik duke vepruar çdo muaj me ekipin e tij izraelit.
Me të drejtë thotë LaCivita se nuk i beson sondazheve mediatike, pasi këto merren në kuadrin e krijimit të një atmosfere besimi që numrat që japin janë bërë në kuadrin për të qënë të besueshëm jo në Shqipëri. Pasi ne këtu e dimë se kush janë problematikat e vendit, por për të bërë të mundur që mesazhi i tyre të justifikohet në perëndim në Uashington. Për më shumë që Rama është shumë i trembur nga ardhja e LaCivita.
Dha vetëm një mesazh ku theksoi se unë nuk vete thjeshtë të angazhohem në një marrëveshje me një klientin tim, unë nuk dal kundër politikave të Trump që ka punuar ngushtë prej 3 vitesh.
Ka një linjë. Së pari Shqipëria është eksperimentuar, Soros, Rama dhe të gjithë që kanë bërë me armatosjen e drejtësisë kundër kundërshtarëve politikë, duket se ka qënë një kampion se si ka reaguar Shqipëria, si ka reaguar opinioni publik, çfarë është bërë me udhëheqësin e opozitës shqiptare, deri kur duron opinioni publik dhe ku mund të jetë revolta e tij.
E njëjta gjë është projektuar edhe në ShBA. Për amerikanët mbrojta e vlerave të demokracisë në Shqipëri është një çështje kardinale për këtë administratë.
LaCivita tha dhe të fundit që administrata e kaluar ka qënë e korruptuar gjë që na bind që të gjithë skenarët, ka pasur një influencë të jashte.
Dhe tani Rama ka shumë frikë. Populli është i zemëruar. Ky është një diktator në ngritje që ka gjithë popullin kundër.