SHSHKos hap thirrjen për publikime në vi revistën ndërkombëtare me ISSN – afati deri më 30 prill

Shoqata e Shkencëtarëve të Kosovës (SHSHKos) ka shpallur zyrtarisht thirrjen për paraqitjen e punimeve shkencore në revistën ndërkombëtare Sustainable Regional Development Scientific Journal, për numrin e radhës Volume III, Nr.1, i cili do të publikohet në muajin qershor.
Kjo thirrje përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e veprimtarisë shkencore dhe botuese të shoqatës, duke krijuar një platformë të qëndrueshme për publikimin dhe promovimin e kërkimeve akademike në Kosovë dhe më gjerë. Revista është e pajisur me numër ndërkombëtar standard (ISSN) dhe synon të konsolidohet si një publikim kredibil me standarde ndërkombëtare dhe orientim drejt indeksimit.
Sipas njoftimit, studiuesit, profesorët dhe ekspertët ftohen të paraqesin punimet e tyre në një gamë të gjerë fushash, duke përfshirë arsimin dhe inovacionin, teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, ekonominë dhe industrinë, ligjin dhe qeverisjen, marrëdhëniet ndërkombëtare, trashëgiminë kulturore dhe turizmin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe SDG-të, energjinë dhe mjedisin, si dhe shëndetësinë dhe mirëqenien sociale.
Të gjitha punimet duhet të jenë origjinale dhe të pabotuara më parë, ndërsa do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit shkencor (peer review), në përputhje me standardet ndërkombëtare akademike.
📅 Afati për dorëzimin e punimeve: 30 Prill 2026
📧 Adresa për dorëzim: [email protected]
🌐 Informata dhe udhëzime për autorët: www.srdsjournal.eu
Publikimi në këtë numër të revistës është pa pagesë për anëtarët aktivë të SHSHKos, si pjesë e mbështetjes për komunitetin akademik dhe nxitjes së kërkimit shkencor.
Përmes kësaj thirrjeje, SHSHKos synon të forcojë rolin e saj si një platformë e rëndësishme për zhvillimin e shkencës dhe për ndërlidhjen e komunitetit akademik me sfidat dhe prioritetet zhvillimore në vend.
Më shumë informata për shoqatën mund të gjenden në:
🌐 www.shshkos-ks.org



