
Kryeministri Edi Rama duket se po braktiset çdo ditë e më shumë nga shqiptarët në takimet e tij elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Pas hapjes së fushatës elektorale në 12 prill në Sheshin Skëndërbej nga socialistët, ku u pa qartë se administrata dhe simpatizantët e tij nuk i ishin përgjigjur thirrjes së Ramës, dhe takimit të Milano që dukshëm u zhvillua në një sallë të vogël, radhën për ta braktisur kryeministrin e kishte Kamza.
Nga pamjet e ardhura në redaksinë e ketij mediumit, dallohen karriget boshë nga përgatitjet për takimin e Ramës në Kamzë.
Kjo video erdhi vetëm 5 minuta para fillimit të takimit të Ramës me qytetarët e Kamzës.