Kosova

Shkatërrohen 11 autobusë të kompanisë “Juniku Reisen” në Junik, dëm mbi 50 mijë euro

Një incident i rëndë ka ndodhur të dielën pasdite në Junik, ku 11 autobusë të kompanisë private “Juniku Reisen” janë dëmtuar në parkingun e kompanisë.

Sipas Policisë Rajonale të Pejës, dëmi material i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 50 mijë euro.

“Dje rreth orës 15:10, policia është njoftuar për këtë rast, ku ankuesi ka raportuar se në parkingun e kompanisë i janë dëmtuar 11 autobusë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi.

Ai ka bërë të ditur se policia po punon intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve që kanë shkaktuar dëmin.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button