Shenja që je nën mbrojtje shpirtërore

Ka momente në jetë kur, edhe pse çdo gjë duket e vështirë, ndjesia e brendshme na tregon se nuk jemi vetëm. Sipas këshilltarëve shpirtërorë, janë disa sinjale të fuqishme që tregojnë se je nën mbrojtje shpirtërore. Nëse i ke përjetuar, ndoshta universi ka një plan më të madh për ty.
1. I shpëton gjithmonë situatave të rrezikshme
Ke humbur një fluturim dhe më pas ke mësuar se avioni ka pasur probleme? Je vonuar dhe për pak ke shmangur një aksident? Këto nuk janë thjesht rastësi – ato mund të jenë sinjale se një forcë më e madhe po të ruan. Kujdesi është gjithmonë i domosdoshëm, por kur rastet përsëriten, ato mund të jenë më shumë se fat.
2. Njerëzit që s’të duan të mirën, nuk qëndrojnë gjatë të fshehur
Energjitë e mira që të rrethojnë bëjnë që maskat të bien shpejt. Njerëzit me qëllime të këqija zbulohen vetë – ndonjëherë përmes një ndjesie të brendshme, një ëndrre të qartë apo një situate që “ta hap sytë”. Dhe edhe pse mund të lëndohesh, e vërteta të çliron.
3. Ata që të tradhtojnë, përballen me pasoja
Kur dikush përpiqet të të lëndojë dhe ti je nën një mbrojtje të padukshme, ai shpesh përballet me pasoja të forta. Universi ka mënyrën e tij për të balancuar gjithçka. Ti nuk ke nevojë të hakmerresh – energjia që japim, na kthehet.
Nëse ndihesh i/e qetë edhe kur gjithçka rreth teje është në kaos, ndoshta kjo është sepse je vërtet i/e mbrojtur. Dhe kjo ndjesi nuk është imagjinare – është një sinjal i qartë që universi është në anën tënde.