
Shehaj tha se Evropë për Ramën do të thotë “para” dhe vjedhja është modeli i tyre. Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në takimin elektoral të zhvilluar në Berat, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, tha se kryesocialisti Edi Rama flet për BE-në, por në fakt në qeverisjen e tij u vodhën 130 mln euro fonde të dedikuara për fermerët nga BE.
Shehaj tha se Evropë për Ramën do të thotë “para” dhe vjedhja është modeli i tyre.
“Ca është bërë me paratë që duhet të shkonin për fermerët. Ishin parashikuar 130 mln euro. Për këto para fliste Rama sot në mëngjes. Erdhën paratë nga BE dhe i morën kryetarët e bashkive, familjarët e tyre. Nuk ka shembull më të mirë se ata janë aty për tu pasuruar. Dhe 100 mln euro që do të sillte Be, nuk i disbursuan. Duan thjesht të vjedhin”, tha Shehaj.