Lajme

Shefi i misionit të OSBE-ODIHR takim në PL, Blushi: Folëm për izolimin ekstrem të Metës

Arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe tentativat e kryeministrit Edi Rama për të cënuar zgjedhjet e 11 majit ishin në fokus të bisedës mes përfaqësuesve të Partisë së Lirisë dhe shefit të misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, Lamberto Zannier. Pas takimit, Zannier u pyet për arrestimin e Metës dhe shprehu mbështetje për një shtet ligjor të depolitizuar.

Ambasadori Lamberto Zannier zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Partisë së Lirisë, duke u fokusuar në problematikat dhe situatat në prag të fushatës zgjedhore. Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një prononcim për mediat pas takimit, tha se ata informuan shefin e misionit vëzhgues të zgjedhjeve për arrestimin e paligjshëm të Ilir Metës dhe diskutuan përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të përdorur asete shtetërore në fushatën elektorale.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve lidhur me arrestimin e Ilir Metës, ambasadori Zannier tha se është e rëndësishme që shteti ligjor të funksionojë me transparencë dhe të jetë i depolitizuar. Ai theksoi: “Nuk mund të jap një opinion lidhur me këtë çështje, pasi sapo kam mbërritur në Shqipëri. Janë institucionet ato që do të japin fjalën e fundit për këtë çështje. Ne i qëndrojmë shtetit të së drejtës, transparencës dhe shtetit ligjor të depolitizuar.”

 

Kryesuesi i misionit të OSBE-ODIHR njoftoi se do të vijojë turin e takimeve me partitë politike dhe aktorët e shoqërisë civile për të kuptuar problematikat dhe për të vëzhguar çështjet që do të përfshihen më pas në raportin për zgjedhjet e 11 majit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button