Kosova
Kryesore

SBASHK paralajmëron veprime sindikale në mungesë të dialogut me institucionet

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) ka njoftuar sot se mbetet e gatshme për veprime sindikale, përfshirë edhe grevën, nëse nuk fillon dialogu me institucionet e reja.

Në një komunikatë për media, SBASHK rikujton se Kongresi i Jashtëzakonshëm kishte vendosur që deri më 20 gusht, me dialog me Qeverinë dhe MASHTI-n, të realizoheshin kërkesat e anëtarësisë, ndërsa në mungesë të vullnetit institucional të fillonin përgatitjet për veprime sindikale.

Kryesia e SBASHK-ut, e mbledhur më 20 gusht dhe pas konsultimeve me kryetarët komunalë dhe universitarë, ka analizuar situatën duke shprehur shqetësim për moskrijimin e institucioneve të reja, me të cilat do të mund të zhvillohej dialog.

“Duke parë se ende nuk kemi institucione me të cilat do të dialogonim, apo ndaj të cilave do të drejtoheshin veprimet sindikale, SBASHK-u deklaron se është i gatshëm për veprime – qoftë për takime e dialog, qoftë për veprime sindikale e greva – dhe kështu do të veprojë, duke respektuar zërin e anëtarësisë me të krijuar institucionet e shtetit tonë”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

SBASHK nuk përjashton as grevën e përgjithshme në rast se mungon vullneti institucional për dialog.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button