Lajme
Kryesore

Sarandë – Bllokohen dy gomone që operonin pa licencë turistike, gjobiten pronarët

Policia kufitare e portit të Sarandës ka ndërmarrë një aksion kontrolli, duke bllokuar dy mjete lundruese që qarkullonin pa certifikatën e operatorit turistik në zonën turistike “Tre Ishujt” në Ksamil.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, veprimi erdhi pas një postimi në rrjetet sociale ku shfaqeshin dy mjete me pasagjerë pranë bregut. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Port Sarandë u nisën menjëherë drejt vendit të raportuar.

Gjatë kontrollit në terren u konstatua se një gomone në pronësi të shtetasit E. M., dhe një motoskaf plastik në pronësi të shtetasit R. L., operonin pa dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit si operator turistik në det.

Të dy mjetet u ndëshkuan me një gjobë prej 100 000 lekësh secili, ndërkohë që u bë edhe bllokimi administrativ i tyre në Stacionin e Policisë Kufitare të Portit Sarandë.

Autoritetet deklaruan se do të vijojnë kontrollet dhe monitorimin e vijës bregdetare për të garantuar rendin, sigurinë dhe zbatimin e ligjit në turizmin detar.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button